Kurteshi flet për “trashëgimi terroriste” të Listës Serbe, por Ministria e Gërvallës s’gjeti asgjë për t’ua ndaluar garën
Anëtari i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ka dhënë një deklaratë të ashpër kundër Listës Serbe, duke e cilësuar atë si parti me “trashëgimi terroriste” dhe me individë që punojnë kundër shtetit të Kosovës. “Ne kemi një parti politike që ka një trashëgimi terroriste. Përveç kësaj, ka persona që kanë kryer…

Lajme
Anëtari i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ka dhënë një deklaratë të ashpër kundër Listës Serbe, duke e cilësuar atë si parti me “trashëgimi terroriste” dhe me individë që punojnë kundër shtetit të Kosovës.
“Ne kemi një parti politike që ka një trashëgimi terroriste. Përveç kësaj, ka persona që kanë kryer sulme terroriste dhe të ndryshme. Në mesin e këtyre kemi njerëz që në mënyrë subversive punojnë kundër Republikës së Kosovës. Ata mbajnë pozicione paralele të Serbisë dhe njëkohësisht mbajnë pozita edhe këtu,” deklaroi Kurteshi në mbledhjen e KQZ-së, transmeton lajmi.net
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Vetëvendosje po përpiqet ta paraqesë procesin e certifikimit të Listës Serbe si të ndikuar nga ish-opozita dhe po shton presion publik ndaj institucioneve që merren me verifikimin e kandidatëve.
Ndërkohë, Zyra për Certifikim në KQZ ka sqaruar se asnjë nga 238 kandidatët e Listës Serbe nuk rezulton në listat e ndonjë institucioni që do të ndalonte certifikimin e tyre, përfshirë KGJK-në dhe Ministrinë e Jashtme. Në bazë të këtyre të dhënave, kjo zyrë ka rekomanduar certifikimin e subjektit politik.
Sot gjithashtu, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Pratipatti, tha se SHBA është kundër çdo përpjekjeje për të përjashtuar ndonjë subjekt politik nga zgjedhjet lokale, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së serbëve të Kosovës në procesin demokratik./lajmi.net/