Kurrë mos e injoroni këtë problem gjatë seksit, është tregues i një problemi të madh shëndetësor

Nuk është gjithmonë e lehtë të dini a keni kolesterinë të rritur, sepse nuk ka simptoma të dukshme

Lifestyle

14/06/2020 17:58

Ekzistojnë disa shenja të fshehura paralajmërimi të cilat do të duhej t’i merrni në konsideratë në mënyrë që të verifikoni nivelin e kolesterinës në gjak.

Problemet erektile apo impotenca janë brenga e shpeshtë dhe zakonisht nuk janë arsye për brengosje shumë të madhe.

Megjithatë, ndonjëherë, impotenca mund të jetë shenjë e kolesterinës së lartë, transmeton Telegrafi.

Disfunksioni erektil ka mundësi të jetë e shkaktuar me bllokadën e qarkullimit të gjakut në trup. Kjo bllokadë mund të jetë e shkaktuar me grumbullimin e shtresave yndyrore në arterie.

Te meshkujt impotencën mund ta shkaktojnë arteriet e përfshira nga kolesterina e tepërt në gjak.

Megjithatë, duhet ditur që impotenca mund të jetë e shkaktuar edhe nga stresi, lodhja apo konsumi i tepërt i alkoolit apo për shkak të ankthit.

Mundeni të ulni rrezikun nga disfunksioni erektil me humbjen e kilogramëve të tepërt apo me zvogëlimin e sasisë së alkoolit.

Nëse problemi me ereksionin vazhdon pa ndonjë shkak, kërkoni ndihmën e mjekut.