Kurorëzohet Miss Universe
Bukuroshja nga Venezuela, Gabriela Isler është fituese e çmimit Miss Univers, që u mbajt mbrëmë në Moskë të Rusisë. Juria profesionale, pjesë e së cilës ishte edhe këngëtari i njohur i grupit Aerosmith, Steven Tyler, vendosi për 25 vjeçaren, e cila me profesion është moderatore e një televizioni venezuelas. Ajo e mori çmimin nga amerikania…

ShowBiz
Bukuroshja nga Venezuela, Gabriela Isler është fituese e çmimit Miss Univers, që u mbajt mbrëmë në Moskë të Rusisë. Juria profesionale, pjesë e së cilës ishte edhe këngëtari i njohur i grupit Aerosmith, Steven Tyler, vendosi për 25 vjeçaren, e cila me profesion është moderatore e një televizioni venezuelas.
Ajo e mori çmimin nga amerikania Olivia Culpo, që kishte fituar këtë çmim në vitin 2012. Vajzat nga vendi jug-amerikan janë mjaft të bukura dhe kjo vërtetohet me faktin se në gjashtë vjetët e fundit, Venezuela e ka fituar këtë çmim tri herë.
Isler është përgëzuar edhe nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili përmes rrjetit social Twitter, këtë e ka konsideruar si triumf për vendin e tij. Në garën e sivjetmë Miss Universe morën pjesë 86 përfaqësuese nga e gjithë bota.
Manifestimi i sivjetmë për të parën herë në 61 vitet e deritashme, është mbajtur jashtë Shteteve të Bashkuara. Gara Miss Universe organizohet nga miliarderi amerikan, Donald Trump.
Momenti i kurorëzimit.