Kurdisje në La Ligë
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se ndeshja Levante – Real Zaragoza nga viti 2011 është duke u hetuar nën dyshimet se ishte e kurdisur.
Sport
Dy gazetat më të mëdha sportive spanjolle “Marca” dhe “AS” kanë raportuar se ndeshja mes Levante dhe Real Zaragozas, tri edicione më parë, është duke u hetuar nën dyshimet se ishte e kurdisur.
Zaragoza në maj të vitit 2011 fitoi në udhëtim te Levante me rezultat 2:1, kurse më tepër se 20 futbollistë kanë përfunduar nën hetime nga organizata që lufton krimin e organizuar në Spanjë.
Sipas “Marca” dhe “AS”, ekzistojnë dyshime se ndeshja ishte e kurdisur në mënyrë që Zaragoza t’i sigurojë pikët e mbijetesës në La Ligë pasi arriti të përfundojë sezonin me 45 pikë, në pozitën e 13-të, kurse në Segunda shkoi Deportivo La Coruna.
Po ashtu, në bastore pati shumë pagesa në fitoren e Zaragozas, para dhe gjatë ndeshjes.