Kura e Covid-19 – Lamat do të përdoren për të trajtuar virusin

Një trajtim i mundshëm do të zhvillohet për pacientët në gjendje të rëndë nga Covid-19.

Fun

23/12/2020 11:45

Anti-trupat e koronavirus të prodhuara nga lamat do të transferohen tek pacientët me Covid-19 që janë në gjendje të rëndë, raporton “DailyMail”.

Këto anti-trupa do të transmetohen tek pacientët përmes inhalatorëve, të ngjashëm me ata të astmës, transmeton lajmi.net.

Studimet kanë treguar se anti-trupat e krijuara nga lamat janë shumë më efektive se ato të prodhuara nga njeriu në luftën me infeksionin e koronavirusit.

Eksperimentet laboratorike kanë rezultuar se këto anti-trupa kanë neutralizuar në mënyrë të suksesshme proteinën gjembore që shkakton Covid-19.

Kërkuesit tani janë duke eksperimentuar rreth jetëgjatësisë së këtyre anti-trupave dhe a mund të ruhen ato në formë të inhalatorëve.

Deri më tani këto eksperimentime kanë shkuar pozitivisht. Deri më tani testime janë bërë rreth anti-trupave të krijuara nga gamilet, lamat dhe alpakat.

Këto anti-trupa janë sa një e dhjeta e anti-trupave të prodhuara nga njeriu, prandaj do të jetë më e lehtë dhe me kosto më të ulët që të krijojnë një kurë nga ato. /Lajmi.net/