Kur shkon biondina në servis të makinave (Foto)

E dimë që shumë meshkuj do thonë menjëherë që ka qenë një femër, kur të shohin fotot.

Fun

21/07/2017 22:04

Jo vetëm kaq, ka qenë një femër bionde.

Kjo histori po thyen rrjetet sociale.

Në Francë, drejtuesja e një makine Mini Cooper u bë subjekt humori.

Për fat të keq ajo shkatërroi edhe makinën e saj.

Ajo donte ta mbushte makinën me pastruesin e xhamave, por e futi lëngun ngjyrë blu në vendin e gabuar.

Plot pesë litra përfunduan në vendin ku duhet të futet vaji për lubrifikimin e pistonave.

“Një bionde bleu pastrues xhamash dhe u largua nga servisi ynë. Dhjetë minuta më vonë erdhi pasi makina po i nxirrte tym blu,” shkruan servisi në Francë.

Nuk ishte e vështirë ta kuptoje problemin.

Sa keq për makinën! /Lajmi.net/