Kur qeni shkel rregullat e shtëpisë

Shikojeni këtë qen të \'keq\' të hidhet vjedhurazi mbi shtratin të cilin e ka të ndaluar dhe fillon të rrotullohet në të.

Fun

14/06/2014 20:05

Pasi pronarja i tij e lë shtëpinë, qeni dinak hidhet mbi shtrat dhe rrotullohet në të sikur nuk ka ditë tjetër.

Kjo video qesharake tregon momentin kur një qen i pabindur rrotullohet në shtratin të cilin e ka të ndaluar të hip.

Videoja 2 minutëshe e postuar në YouTube, fillon me pronaren e qenit duke dalë nga shtëpia, me sa duket për të shkuar në punë.

Qeni i saj mund të shihet teksa i jep lamtumirën asaj në derën e përparme, ndërsa një mace qëndron e ulur në shtrat e paemocionuar.

Pas një kohe të shkurtër qeni i afrohet krevatit, por vetëm pasi ndalet për të dëgjuar ndonjë shenjë nga pronarja e tij, me të parë që nuk ka rrezik, ai hidhet drejtë e në shtrat.

Për më shumë, ju ftojmë ta ndiqni videon më poshtë.