Kur pritet të bie borë në Kosovë? Ja parashikimi i motit
Nga nesër do të mbajë mot i butë, kryesisht me diell, e në fundjavë me diell dhe vransira. Të dielen në mëngjes në vise të ulëta priten mundësi për mjegull.

Lajme
Edhe në fillim të javës së ardhshme, parashihet të vazhdoj të mbajë mot i butë, me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.
Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -2C deri +3C, e ato maksimale nga 5C deri në 11C.
Do të fryejë erë e lehtë kryesisht nga juglindja 2-5m/s. Shtypja atmosferike deri nesër do të pësojë rënie të lehtë, e më pas do të rritet lartë mbi vlera normale.