“Kur po hy në Kuvend më duket si në varreza – Kusari e quan “morbide” deklarimin e Hazirit, flet edhe për hapat tjerë pas “refuzimit” nga LDK për koalicion

Deputetja e koalicionit VV-Guxo-Alternativa, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar në lidhje me “refuzimin” që kanë marrë nga LDK për një koalicion të përbashkët mes këtyre dy partive. Ajo ka thënë se propozimi i Lumir Abdixhikut për Qeveri tranzicionale nuk është në rregull, pasi sipas saj duhet të kemi edhe pozitë edhe opozitë dhe nëse të gjitha…

Lajme

07/05/2025 09:53

Deputetja e koalicionit VV-Guxo-Alternativa, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar në lidhje me “refuzimin” që kanë marrë nga LDK për një koalicion të përbashkët mes këtyre dy partive.

Ajo ka thënë se propozimi i Lumir Abdixhikut për Qeveri tranzicionale nuk është në rregull, pasi sipas saj duhet të kemi edhe pozitë edhe opozitë dhe nëse të gjitha partitë janë bashkë, sipas Kusarit, nuk, do t’i sjell ndonjë dobi të vendit.

“Megjithatë, unë mendoj se para se të shkojmë tek ajo pikë, tek diskutimi për koalicionin qeverisës, duhet fokusuar tek ajo çka po ndodh me procesin në Kuvend. Aktualisht që tri seanca në vazhdimësi çdo 48 orë, ne jemi duke mos pasur kuorumin për votim procedural, përkundër faktit se po del se është kandidatja apo propozimi I LVV-së, Haxhiu se po dështon. Nuk është ashtu, ju e dini se po dështon votimi për formimin e Komisionit për votimin e fshehtë, prandaj iu bëj thirrje të gjitha partive dhe të gjithë deputetëve edhe të opozitës së deritashmë të marrin pjesë në votim nëse janë kundër, le të votojnë kundër. Ata duke dashur siç po deklarojnë një shkelje pasi po e quajnë shkelje ndryshimin e procedurës së votimit, po bëjnë një shkelje tjetër për shkak se është e paraparë që të gjithë deputetët në seancën konstituive duhet të marrin pjesë në votim”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se hapi i parë është zhbllokimi i procesit të konstituimit të Kuvendit, shkruan lajmi.net.

Kusari-Lila gjithashtu ka komentuar deklaratën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit se Kuvendi i Kosovës po i dukiet sikur varrezat.

“Mua më vjen keq që në vend se të dëgjojmë zgjidhje, dëgjojmë deri të deklarimet morbide të nënkryetarit të LDK-së se i duket sikur po hyn në varreza kur hyn në Kuvendin e Kosovës. Kuvendi i Kosovës duhet të jetë vendi ku bëhen zgjidhjet, jo vendi ku ndillet ndjenjat morbide. Alternativa është krijimi i shumicës, e cila do të siguroj funksionimin e mirëfilltë të Kuvendit dhe Qeverisë”, ka shtuar Kusari-Lila. /Lajmi.net/