Kur nuk të votojnë as të shtëpisë, kush mori veç katër vota në zgjedhje

​Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 6 tetorit, ku nga të gjitha subjektet politike ishin 1070 kandidatë për deputetë. Ndërsa, ne kemi gjet 10 prej tyre që nuk kanë mundur t’i marrin as nga dhjetë vota.

Lajme

07/11/2019 16:01

Kandidatja për deputete Xhejlane Jashari nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, ka marrë vetëm katër vota.

Shpejtim Bajrami dhe Liridona Mustafa nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës, kanë marrë nga 5 vota.

Avni Berisha nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, ka marrë 6 vota.

Zenel Hajdaraj dhe Xhemile Gashi nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës, kanë marrë nga 7 vota. Njëjtë me ta i ka marrë edhe Bujar Morina nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës.

Ndërsa, Tahir Ademi i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim ka marrë 9 vota, siç ka marrë edhe Hamida Ali nga Nova Demokrantska Stranka.