“Kur nuk të beson Washingtoni e EULEX-i, është rrezik për Kosovën’’, Haradinaj flet për qeverinë Kurti
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ku po diskutohet për zgjedhjet, ka thënë se do të ndihej me keq nëse nuk do ta thoshte të vërtetën në raport me sjelljet e qeverisë Kurti, të cilën ai e quajti qeveri në ikje. Ai ka thënë edhe se…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/haradinaj-1-600x360-1.png)
Lajme
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ku po diskutohet për zgjedhjet, ka thënë se do të ndihej me keq nëse nuk do ta thoshte të vërtetën në raport me sjelljet e qeverisë Kurti, të cilën ai e quajti qeveri në ikje.
Ai ka thënë edhe se është rrezik për Kosovën kur nuk të beson Washingtoni.
‘‘Unë s’muj bëhem tjetër. I kam pa gjatë analizës që i kam bë sjelljeve të kryetarit të qeverisë në shkumje, i kam pa damët që po ia bëjnë vendit, nuk kam mujt me heshtë as për vota. Ma keq isha ndi nëse se kam ballafaqu, se kam thënë të vërtetën. Ju e dini që kur ki mos besim nga KFOR ose NATO, ajo është çështje e sigurisë, nuk të beson EULEX-i, nuk të beson Washingtoni është shumë rrezik për Kosovë. Të thotë një president i një vendi si rasti i Macronit, këto kanë pasoja’’, ka thënë ai’’, ka thënë ai.