Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja?
Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar përsëri të formoj qeverinë e re. Pasi Albin Kurti nuk i siguroi votat e mjaftueshme, sot dështoi edhe mandatari i dytë, Glauk Konjufca, transmeton lajmi.net. Tash, presidentja e vendit, Vjosa Osmani pritet që të vendos për datën e zgjedhjeve. Në lidhje me datën e zgjedhjeve, lajmi.net ka kontaktuar me Eugen Cakollin…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar përsëri të formoj qeverinë e re.
Pasi Albin Kurti nuk i siguroi votat e mjaftueshme, sot dështoi edhe mandatari i dytë, Glauk Konjufca, transmeton lajmi.net.
Tash, presidentja e vendit, Vjosa Osmani pritet që të vendos për datën e zgjedhjeve.
Në lidhje me datën e zgjedhjeve, lajmi.net ka kontaktuar me Eugen Cakollin e IKD-së.
Ai në një përgjigje tha: “21 ose 28 dhjetor”. Pra, njëra nga këto dy data pritet të vendoset nga presidentja Osmani për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme./lajmi.net/