Kur mollët përdoren për të krijuar aparate dëgjimi
Të bësh implante të sigurta për problemet e dëgjimit është e vështirë dhe e kushtueshme. Një biokimist kanadian tha se ai ka gjetur mënyrën më ekonomike, përdorimin e mollëve.

Lifestyle
Andrew Pelling tha se në laboratorin e tij ka patur sukses krijimi i veshëve me anë të mollëve. “Ju mund të krijoni struktrura të ndryshme me pjesën e brendshme të mollëve,”– tha ai për BBC.
Mollët priten për të marrë formën e duhur, më pas përdoren qelizat e mollës për të krijuar veshin si pjesë e aparatit të dëgjimit. Nëse kjo metodë do të rezultojë e suksesshme, mjekësisë do ti hapen shumë rrugë për kurimin e sëmundjeve.