Kur macja tmerrohet nga trangulli (Video)

Video qesharake janë shfaqur në YouTube, që tregojnë momentin se si reagojnë macet kur duke ngrënë ushqim papritmas shohin një trangull prapa.

Fun

24/07/2015 09:23

Në videon e shfaqur më poshtë, që është filmuar në Japoni, mund ta shihni një mace duke ngrënë ushqimin e saj përderisa trangulli është i vendosur pas saj.

Ajo më pas kthehet rrotull, e vëren trangullin dhe hedhet në ajër nga frika, transmeton Lajmi.net.

Në një pamje tjetër, që duket të jetë macja e njëjtë, reagimi i maces është i njëjtë kur ajo vëren trangullin në dysheme.

Shikojeni videon: