Kur kërkon para, vendose një thes në kokë

Ndër vite të tëra, futbolli është bërë një biznes serioz, ku lojtarët marrin shuma marramendëse parash. Milionat derdhen përditë në kontot e futbollistëve të mëdhenj, por kjo nuk ndodh për të gjithë. Shumë klube të vogla gjenden përballë problemeve financiare, kështu që nuk janë të rralla rastet kur futbollistët nuk marrin rroga për muaj të…

Sport

17/03/2014 12:00

Ndër vite të tëra, futbolli është bërë një biznes serioz, ku lojtarët marrin shuma marramendëse parash.

Milionat derdhen përditë në kontot e futbollistëve të mëdhenj, por kjo nuk ndodh për të gjithë.

Shumë klube të vogla gjenden përballë problemeve financiare, kështu që nuk janë të rralla rastet kur futbollistët nuk marrin rroga për muaj të tërë.

Një fakt mjaft interesant vjen nga Meksika. Futbollistët e Calayas, ekip që garon në ligën e dytë, kanë vendosur që t’ua demonstrojnë krerëve të klubit përmes një gjesti të rrallë, se i duan paratë e tyre.

Para ndeshjes me Merida, të gjithë futbollistët e formacionit të parë kishin vendosur thasë në kokë, ku ishin vizatuar figurat e parave.

Celaya aktualisht gjendet në pozitën e nëntë në renditje, ndërsa futbollistët nuk kanë marrë rroga qe dy muaj.