“Kur jam me të jetoj, e kam shumë përzemër”, Selin flet për raportin me Gimbon

Selin Bollati ka folur për raportin e saj me Gimbon duke zbuluar dhe ndjesitë që ka për të. Ajo shpreh vlerësimin që ka për banorin, duke theksuar se është e vetmja marrëdhënie korrekte që ka në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. “Kur jam me të jetoj, e kam shumë përzemër”, thotë ndër të…

ShowBiz

06/02/2026 14:37

Selin Bollati ka folur për raportin e saj me Gimbon duke zbuluar dhe ndjesitë që ka për të.

Ajo shpreh vlerësimin që ka për banorin, duke theksuar se është e vetmja marrëdhënie korrekte që ka në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.

“Kur jam me të jetoj, e kam shumë përzemër”, thotë ndër të tjera Selin.

“Me Gimbon, mendoj se është e vetmja marrëdhënie korrekte këtu brenda që kam patur ndonjëherë. Kur jam me Gimbon mendoj që jetoj, që do të thotë, nuk jam kaq e përfshirë në lojë”.

“Mendoj që si raport përveç se është korrekt, kemi një kimi shumë të fortë. E vlerësoj shumë si djalë dhe kam shumë respekt, dhe më pëlqen që është shumë detajist. E kam shumë përzemër”, shtoi ndër tjerash ai.

DJ nga Kosova po ashtu ka shprehur një lloj pëlqimi për të, teksa tha se e sheh të kompletuar.

I njëjti për publikun njihet si DJ i Gjestit, fituesit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.