“Kur e kam parë ma ka shpifur”, Gjesti komenton nishanin e Eglit – “Më ke bërë të ndihem si plehrë”
Një nishan që Egli e ka në këmbë, u bë shkak i një debatit të ashpër mes “çiftit” Egli dhe Gjesti brenda Big Brother VIP Albania 4. Mbrëmë gjatë natës, Gjesti e ka vërejtur atë dhe menjëherë i ka kthyer shpinën Eglit si dhe ka vendosur jorganin në mes duke ndarë shtratin. Kjo e ka…

ShowBiz
Një nishan që Egli e ka në këmbë, u bë shkak i një debatit të ashpër mes “çiftit” Egli dhe Gjesti brenda Big Brother VIP Albania 4.
Mbrëmë gjatë natës, Gjesti e ka vërejtur atë dhe menjëherë i ka kthyer shpinën Eglit si dhe ka vendosur jorganin në mes duke ndarë shtratin.
Kjo e ka lënduar shumë Eglin, shkruan lajmi.net.
Teksa diskutonin në oborr, Gjesti mohoi që ky të ishte shkaku i sjelljes së tij, duke thënë: “Jo për këtë, por për diçka tjetër”.
Kjo deklaratë e irritoi edhe më shumë Eglin, e cila e cilësoi si ofenduese dhe i tha: “Çfarë do të bëje po të të trajtonin ty kështu?”.
Gjesti u përgjigj se nuk do ta kishte aspak problem, por më pas pranoi se pamja e nishanit e kishte trishtuar, pasi nuk kishte parë kurrë diçka të tillë më parë.
Egli, e prekur nga kjo, iu kthye me tone të ashpra: “Më ke bërë të ndihem si plehrë. Më ke bërë të ndihem aq keq, ti më shkele mua! Të më vësh jorganin në mes për një gjë të Zotit? Rritu, rritu!”.
Nga ana tjetër, Gjesti këmbënguli se nuk kishte asgjë personale ndaj saj dhe thjesht i kishte kërkuar ta hiqte nishanin, por Egli mbeti e lënduar nga situata dhe nuk e fshehu zhgënjimin e saj.
View this post on Instagram