Kur do t’i marrin punëtorët e sektorit privat 100 eurot e qeverisë?

Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media është pyetur nga gazetarët se kur do të dalin 100 eurot e qeverisë për punëtorët e sektorit privat.

Lajme

23/05/2022 13:24

Ai nuk ka treguar saktë se kur do të dalin në llogaritë e punëtorëve të sektorit privat 100 eurot e Kurtit.

“Komisioni është formuar, afati i aplikimit ka qenë deri javën e kaluar dhe ka krijuar më shumë telashe sesa që ka zgjidhur probleme me pas fillu me i trajtu të gjithë 1 nga 1, është dashur të përmbyllet afati dhe po besoj që shumë shpejt do ta kryejnë punën”, tha Murati i pyetur për to.

Ndërkohë, ai po mban një konferencë për media lidhur me deklarimin e të ardhurave të qytetarëve të Kosovës në ATK. /Lajmi.net/