Kur do të ribashkohet grupi Rebelde- RBD? (Video)

Ishin një nga grupet më të mira të muzikës në Mexico.

ShowBiz

15/01/2017 21:48

RBD që njihen si Rebelde, përpos me muzikë, ata ishin protagonist të serialit meksikan me të njëjtin emër që shikueshmëri patën edhe në Kosovë dhe Shqipëri, shkruan lajmi.net

Pas shumë këngëve të realizuara bashkë, ky grup ndahet dhe secili anëtarë i tij vazhdon rrugëtimin e vet.

Mirëpo, mediet meksikane më herët patën shkruar se ky grup mund të ribashkohet prapë.

Madje, një nga anëtarët e këtij grupi, Poncho, pati shpërndarë një lajm të tillë dhe si opsion ishte viti 2016 për ribashkimin e tyre, por, kjo gjë nuk ndodhi.

Nëse do të ndodhë, do ishte një gjë shumë e mirë dhe interesante, pasi shumë nga ta kanë ndryshuar në pamje.

Deri atëherë mund t’i dëgjoni disa nga hitet e tyre të dikurshme./Lajmi.net/

YouTube player