Kur do të ngriten temperaturat? Tregon IHMK
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar raporton e tij ku tregon për motin që do të mbizotërojë në Kosovë në pesë ditët që po vijnë.
Lajme
IHMK tregon se java e fundit e stinës së dimrit do të vijojë me kushte më të qëndrueshme meteorologjike, shkruan lajmi.net.
Në disa vende, nga dita e mërkurë pritet të ketë reshje.
Ndërkaq temperaturat do të shënojnë rritje, sidomos ato maksimale.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -7 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do lëvizin nga 7 deri në 15 gradë Celsius.
Lexoni raporton e plotë:
Parashikimi i motit për pesë ditë (14 – 18 mars 2022)
Java e fundit e stinës së dimrit do të vijoj me kushte më të qëndrueshme meteorologjike. Nga dita e mërkurë, vende-vende parashihen reshje.
Temperaturat pos ditës së hënë do të shënojnë rritje, sidomos të atyre maksimaleve. Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. /Lajmi.net/