Kur dhemb stomaku: Çfarë guxoni të hani para gjumit?

Disa njerëz thjesht nuk mund të flenë në “stomak bosh” pasi ndjehen të sëmurë ose të uritur.

Lifestyle

09/02/2020 23:37

Për fat të mirë, ka ushqime që lejohen të konsumohen para kohës së gjumit, pasi ato nuk shtojnë peshë.

Një zgjedhje mund të jetë djathi mocarela – ka më pak se 100 kalori një copë dhe madje gjashtë gramë proteina dhe vetëm një gram karbohidrate.

Për më tepër, përmban edhe kalcium dhe vitaminë D, dhe më e rëndësishmja, shanset për mbi-ngrënie janë minimale.

Nëse nuk e toleroni laktozën ose nuk jeni në humor për produktet e qumështit, një gjysmë grushti me bajame ose arrave do t’ju ndihmojë. Ato përmbajnë shumë yndyrë dhe kalori, por edhe proteina, vitaminë E, selen, magnez.

Zgjedhja juaj në orët e natës duhet të jetë ushqime të pasura me proteina dhe karbohidrate të varfra, transmeton KosovaPress.