Kuqi bëhet trajner
Ish sulmuesi i mirënjohur kosovar, Shefki Kuqi është emëruar trajner i skuadrës Honka, ka bërë të ditur klubi finlandez. Me emërimin e tij në këtë post, Kuqi i dha edhe zyrtarisht fund karrierës së tij të lavdishme. “Jam i nderuar për këtë mundësi. Jam i gatshëm për sfidën e re”, shkroi Kuqi në profilin e…
Sport
Ish sulmuesi i mirënjohur kosovar, Shefki Kuqi është emëruar trajner i skuadrës Honka, ka bërë të ditur klubi finlandez.
Me emërimin e tij në këtë post, Kuqi i dha edhe zyrtarisht fund karrierës së tij të lavdishme.
“Jam i nderuar për këtë mundësi. Jam i gatshëm për sfidën e re”, shkroi Kuqi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter. Ai ka deklaruar se do të kërkojë lojë më agresive.
“Do të tentoj të jemi më agresiv në lojë”, u shpreh Kuqi për mediat finlandeze. “E di se çfarë duhet të bësh në sulm. Kur t’i qëndron aty dhe topi është në këmbët e kundërshtarit duhet të bësh presion”, shtoi ai.
Stërvitjen e parë me lojtarët do ta ketë të hënën. Ai sqaroi se gjatë bisedimeve me drejtuesit e klubit, ka folur edhe për përforcime.
“Po, kemi diskutuar për këtë. Por, së pari më duhet të takoj lojtarët, dhe të shoh se ku kemi nevojë për përforcime”.