Kupa e Italisë: Spadafora zbulon datat për gjysmëfinalet

Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, ka zbuluar datat për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Sport

04/06/2020 19:21

Spadafora ka konfirmuar se Juventus – Milan do të luhet më 12 qershor, transmeton lajmi.net.

Napoli – Inter janë çifti tjetër, të cilët në fushën e blertë do të zbresin një ditë pas ndeshjes Juve-Milan.

Datat origjinale për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë ishin 13 dhe 14 qershori.

Kupa e Italisë do të luhet më 17 qershor. Këto janë konfirmuar sot, nga vet ministri Spadafora. /Lajmi.net/