Kupa e Italisë, Juventus – Milan: Lejohen vetëm tifozët e zonave të caktuara

Ashtu edhe siç pritej, ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Italisë ndërmjet Juventus dhe Milan do të jetë e hapur për tifozët.

Sport

29/02/2020 22:10

Disa ndeshje në Itali janë anuluar, kurse disa të tjera janë luajtur pa tifozë, si pasojë e përhapjes së Coronavirusit.

Zonat si Lombardia, Veneto e Emilia-Romagna janë zonat më të prekura nga ky virus, dhe për tifozët që vijnë nga kjo zonë, dyert e ndeshjes Juventus – Milan do të jenë të mbyllura transmeton lajmi.net. Ky lajm është konfirmuar edhe nga agjencia e lajmeve ‘Ansa’.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave, e luajtur në ‘San Siro’, kishte përfunduar me rezultatin 1:1, dhe gjithçka do të vendoset në ‘Allianz Juventus Stadium’.

Juventus dhe Milan do të përballen  të mërkurën e 4 marsit, për të prerë një biletë në finalen e Kupës së Italisë. /Lajmi.net/