Kupa e Italisë: Juve – Milan, Napoli -Inter, caktohen gjyqtarët

Janë caktuar gjyqtarët për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Sport

02/03/2020 19:30

Juventus – Milan dhe Inter – Napoli do të luajnë ndeshjet e dyta gjysmëfinale, në tentimin për të prerë biletën për finalen e madhe të Kupës së Italisë.

Për këto dy ndeshje Serie A ka caktuar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë, përcjell lajmi.net.

Gianluca Rocchi do të jetë gjyqtari në takimin Juventus – Milan, kurse Daniele Doveri do të drejtojë sfidën Napoli – Inter.

Napoli ka fituar 15 nga 26 ndeshjet e drejtuara nga Doveri, kurse Inter janë mposhtur gjashtë herë dhe kanë fituar shtatë ndeshje në 18 të drejtuarat 42 vjeçari.

Rocchi në anën tjetër është i njohur si nga Milan ashtu edhe Juve. ‘Zonja e vjetër’ ka humbur vetëm katër ndeshje nën drejtimin e Rocchi, kurse Milan ka humbur 17 nga 38 ndeshjet që u drejtuan nga italiani.

Sa i përket teknologjisë VAR, Aureliano do të jetë vendimmarrësi në ndeshjen Juve – Milan, kurse te Napoli – Inter, për VAR kujdeset Irrati. /Lajmi.net/