Kuotat e basteve, Drita favorite në derbi kundër Ballkanit

Drita dhe Ballkani, dy “gjigantët” e futbollit kosovar në vitet e fundit do të përballet sot mesvete, në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së tretë në Superligën e Kosovës. Stadiumi ndihmës në Gjilan do të jetë arenë e përballjes, me fillim nga ora 13:00, shkruan lajmi.net. Kompania e madhe e basteve sportive “1XBet”…

Sport

20/12/2023 09:53

Drita dhe Ballkani, dy “gjigantët” e futbollit kosovar në vitet e fundit do të përballet sot mesvete, në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së tretë në Superligën e Kosovës.

Stadiumi ndihmës në Gjilan do të jetë arenë e përballjes, me fillim nga ora 13:00, shkruan lajmi.net.

Kompania e madhe e basteve sportive “1XBet” ka publikuar kuotat për këtë ballafaqim derbi.

“1XBet” ka favorizuar Dritën në këtë duel.

Fitorja e gjilanasve llogaritet me kuotën 2.25, barazimi 3.16, ndërkaq triumfi i Ballkanit llogaritet me kuotën 3.02.

Momentalisht, Drita zë vendin e tretë me 31 pikë, krahas Ballkanit kryeson tabelën me 39 pikë, por me një ndeshja më pak të zhvilluar se gjilanasit.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin nëntor të këtij viti, ku asokohe kampioni kosovar fitoi 1:0 në Suharekë./Lajmi.net/