Kundërshtarët e preferuar të Messit në Ligën e Kampionëve

Lionel Messi tashmë mund të quhet transferimi më i ri i PSG-së, pasi gjithcka është konfirmuar dhe lojtari vecse është nisur për në Paris.

Sport

10/08/2021 15:04

Karriera e tij me Barcelonën sigurisht se do të kujtohet përgjithmonë, pasi të gjitha rekordet dhe të bëmat e tij i kishte bërë me skuadrën spanjolle, në 21 vite me klubin ‘blaugran’.

Argjentinasi është një nga lojtarët më të suksesshëm në Champions League, duke e fituar kompeticionin katër herë, e duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të kompeticionit me 120 gola në 149 paraqitje, duke u gjendur vetëm prapa Cristiano Ronaldos i cili prin me 134 gola të shënuara në 176 paraqitje.

Pas largimit nga Barcelona, mediat e ndryshme që merren me statistika tani kanë nisur t’i publikojnë disa nga statistikat impresive të Messit me Barcelonën.

Njëra ndër këto statistika është edhe ajo se cilat janë skuadrat e preferuara të Messit në Champions League të cilave ju ka shënuar më së shumti.

Skuadra më e preferuar e argjentinasit është ajo e Arsenal, ku i ka realizuar 9 gola ndaj londinezëve, më pastaj vijnë Milan e Celtic me nga 8 gola, ndërkohë që edhe skuadra e tij e ardhshme PSG është në top 5 skuadrat e preferuara të argjentinasit në shënimin e golave, duke i realizuar 6 gola.