“Kunati i vitit”, PSD i dhuron mirënjohje kryetarit të Gjilanit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka kritikuar kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, për atë që ata e cilësuan si një mandat të mbushur me dështime dhe nepotizëm. Në një aksion gjatë mbledhjes së Asamblesë Komunale, PSD i dorëzoi Hysenit një “mirënjohje” për angazhimin e tij të palodhshëm në punësimin e kunatave dhe drejtorëve të afërt. Në një…
Lajme
Partia Socialdemokrate (PSD) ka kritikuar kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, për atë që ata e cilësuan si një mandat të mbushur me dështime dhe nepotizëm.
Në një aksion gjatë mbledhjes së Asamblesë Komunale, PSD i dorëzoi Hysenit një “mirënjohje” për angazhimin e tij të palodhshëm në punësimin e kunatave dhe drejtorëve të afërt.
Në një deklaratë të PSD-së thuhet se mirënjohja nuk është për suksese, por për të theksuar dështimet e kryetarit dhe qasjen nepotiste të tij në udhëheqje.
“Mirënjohja është mënyra jonë për t’i thënë se nepotizmi nuk është lëvdatë,” deklaroi PSD, duke kritikuar mungesën e transparencës dhe performancën e dobët gjatë mandatit të tij.