Kunati i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekaj ende në arrati

Edhe pse Arlinda Zekaj u vra brenda perimetrit ku do të duhej t’i ofrohej siguri marrë parasysh raportimet e shumta që kishte bërë për dhunë në familje në vazhdimësi- i dyshuari vazhdon të jetë në arrati. Bëhet fjalë për ish-kunatin e saj, Albert Sylaj, i cili vrau Arlinda Zekajn me përdorimin e një mjeti të…

Lajme

26/10/2026 11:54

Edhe pse Arlinda Zekaj u vra brenda perimetrit ku do të duhej t’i ofrohej siguri marrë parasysh raportimet e shumta që kishte bërë për dhunë në familje në vazhdimësi- i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.

Bëhet fjalë për ish-kunatin e saj, Albert Sylaj, i cili vrau Arlinda Zekajn me përdorimin e një mjeti të fortë, sëpatë.

Sipas detajeve të dhëna deri më tani, Policia e Kosovës ka deklaruar se i dyshuari vazhdon të jetë ende në arrati dhe i pakapur, raporton lajmi.net.

Kësisoj del se Arlinda Zekajt përpos që nuk iu ofrua siguria që kërkonte prej kohësh si shkak i problemeve të shumta dhe dhunës në familje që po i shkaktohej- i dyshuari arriti që të arratisej.

Kësisoj rasti i Arlinda Zekajt ka ngritur pikëpyetje të shumta për sistemin e sigurisë dhe atë të drejtësisë , sidomos të atyre në rajonin e Pejës që do të duhej të merreshin nga afër me këtë rast.

Derisa Policia e Kosovës ka dhënë një deklaratë të shkurtër dhe me pak detaje nga ky rast, në proceverbalin e lëshuar më parë bëhet e ditur se me datë 22 tetor 2026 ishte marrë vendim që e njëjta të kthehej në shtëpinë e përbashkët që kishin me ish-bashkëshortin Jeton Sylaj, i cili raportohet se e kishte rrahur atë dhe si shkak përfundoi edhe në mbajtje.

Sipas procesverbalit me vendim të marrë nga ajo dhe në pajtim me vëllezërit e saj e njëjta u kthye në shtëpinë ku edhe iu morë jeta më pas./Lajmi.net/

“Ish-bashkëshorti refuzoi t’ia hapte derën”-“Me mirëkuptimin e vetë ankueses, largohet nga shtëpia e vëllezërve” Procesverbali i Arlinda Zekajt

“Ajo kishte urdhërmbrojtje, kërkoi që Policia ta shoqëronte për në shtëpinë e saj” – Prokuroria jep detaje për rastin e Arlinda Zekajt