Kumbulla vendimtar për Romën, Milan ndalet vetëm me barazim

Milan dhe Roma kanë ndarë pikët në kryendeshjen e xhiros së pestë në Serie A.

Sport

26/10/2020 22:40

Ndeshja në ‘San Siro’ përfundoi me rezultat të barabartë 3:3.

Vendasit ishin tre herë në epërsi dhe po aq herë barazuan mysafirët.

Zlatan Ibrahimovic (2’ 79’) dhe Saelemaekers (47’) realizuan për vendasit, kurse për romakët shënoi Edin Dzeko (14’), Veretout (71’) dhe Marash Kumbulla (84’), që doli të ishte vendimtar në këtë sfidë.

Milan mbetet në vendin e parë me 13 pikë, kurse Roma me tetë pikë renditen në vendin e nëntë. /Lajmi.net/