Kumbulla i pafat, lëndohet dhe largohet pas 15 minutave nga derbi Roma – Milan

Vetëm 15 minuta ka zgjatur ndeshja Roma – Milan për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbullan. Një përplasje mes tij dhe sulmuesit të Milanit, Olivier Giroud, ka qenë e rëndë për mbrojtësin shqiptar i cili nuk arriti të vazhdonte tutje. U bë një tentative për ta mbajtur ende në fushë, por ishte e pamundur,…

Sport

29/04/2023 19:37

Vetëm 15 minuta ka zgjatur ndeshja Roma – Milan për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbullan.

Një përplasje mes tij dhe sulmuesit të Milanit, Olivier Giroud, ka qenë e rëndë për mbrojtësin shqiptar i cili nuk arriti të vazhdonte tutje.

U bë një tentative për ta mbajtur ende në fushë, por ishte e pamundur, duke e detyruar Mourinhon që ta zvendësojë në një ndeshje rikthimi dhe kaq të rëndësishme për Kumbullën, i cili priste të rifitonte sërish besimin e trajnerit portugez.

Gjithashtu do të ishte një shans i mirë për të, për të evituar daljen në shitje, pasi prej kohësh përflitet që Roma mund ta nxjerrë në shitje në merkaton e kësaj vere.

Ndryshe, pjesa e parë e ndeshjes kampionale mes Romës dhe Milanit u mbyll 0:0 në stadiumin “Olympico” në Romë./Lajmi.net/