Kulusevski i bën thirrje Ibrahimovicit

Sulmuesi i Juventus, Dejan Kulusevski, është shrpehur i kënaqur me fitoren e "Bianconerëve" ndaj Sassuolos në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A.

Sport

11/01/2021 10:06

Kulusevski tha se ai dëshiron të vazhdojë tek Juventus edhe për shumë vite tjera, por shprehu ambiciet e tij edhe për Kampionatin evropian, ku i bëri apel edhe sulmuesit të AC Milan, Zlatan Ibrahimovic, që të rikthehej tek Kombëtarja suedeze, transmeton lajmi.net.

“Do të ishte mrekulli nëse do të kthehej”, tha ai.

“Ne i shkruajmë shpesh njëri-tjetrit. Ai është një idhull për mua, pasi që vështirë se dikush në botë mund të bëjë atë që ai bën. Kur ai flet për mua, më bën të punoj edhe më shumë të nesërmen në stërvitje, sepse jam shumë krenar”, tha Kulusevski.

“Unë me të vërtetë shpresoj që ai të rikthehet që të luaj me Suedinë në Euro. Do të ishte e mrekullueshme për mua dhe për të gjithë Suedinë. Eja Ibra!”, përfundoi Dejan Kulusevski./Lajmi.net/