Kultivonte bimë narkotike, një muaj paraburgim për të dyshuarin
Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit A. H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.

Lajme
Sipas gjykatës, më 05 gusht, në zonën e Koshares, kultivon bimën e kanabisit me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope më pas t’i shes, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore.
“Me këto veprime i pandehurit A. H., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Shaqir Zika pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në njoftim.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.