Kultivon dhe shet kërpudha – Pronari i fabrikës sqaron edhe pse tartufi ka vlerë të lartë
Kërpudhat tashmë i gjejmë në çdo meny ushqimore, ku përveç shijes perfekte, kanë edhe vlera të larta ushqyese. Rreth tyre, gazetarja e lajmi.net. ka vizituar një fabrikë për kërpudha “Fungo” në Kamenicë, ku personi që merret me kultivimin e tyre ka treguar për rëndësinë që kanë dhe pse disa prej tyre, si tartufi, shiten me…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/03/7-1.jpg)
Lajme
Kërpudhat tashmë i gjejmë në çdo meny ushqimore, ku përveç shijes perfekte, kanë edhe vlera të larta ushqyese.
Rreth tyre, gazetarja e lajmi.net. ka vizituar një fabrikë për kërpudha “Fungo” në Kamenicë, ku personi që merret me kultivimin e tyre ka treguar për rëndësinë që kanë dhe pse disa prej tyre, si tartufi, shiten me çmim më të shtrenjtë, shkruan lajmi.net.
Disa prej kërpudhave që shiten e konsumohen më së shumti, u përmendën të jenë kërpudha e ujkut dhe kërpudha dhelprake.
“Tartufi është kërpudhë e cila gjendet në sasi mjaft të limituara sepse kjo don kohë të gjatë të rritet në simbiozë me drunj. Nuk mundesh me gjet lehtë sepse gjendet nën tokë. Është kërpudhë e rrallë, e krejt çka janë të rralla çmohen ma shumë”, tha pronari i fabrikës, duke sqaruar se pse tartufi shitet aq shtrenjtë.
Ai shtoi se nuk është çmim i lartë për tartuf, duke marrë parasysh se nevojitet sasi shumë e vogël prej tyre për ndonjë specialitet ushqimor.
Pëndryshe kjo kërpudhë në Kosovë ka vlerën rreth 1200 euro për kilogram.
Më tutje ai tregoi se ai i eksporton këto kërpudha në vende si Gjermania, Italia, disa pjesë të Amerikës e disa vende tjera.
Kur u pyet se a subvencionohet nga komuna ose ndonjë institucion qeveritar, tha se nuk subvencionohet.
E rreth vlerave ushqimore, ai tha se janë të mira për ushqim duke marrë parasysh se nuk janë të pasura me karbohidrate e yndyrna, por ka mjaft shumë proteina. /Lajmi.net/