Kuka: Pas 15 muajve pauzë Gjakova rikthehet fuqishëm

E arta olimpike, Nora Gjakova i ka sjellë sot Kosovës një tjetër medalje, kësaj radhe nga Grand Slami i Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në Abu Dhabi, pasi që në finale u mposht nga xhudistja jugkoreane, Mimi Huh, përcjell lajmi.net. Pas këtij suksesi të xhudistes sonë ka reaguar…

Sport

21/10/2022 18:15

E arta olimpike, Nora Gjakova i ka sjellë sot Kosovës një tjetër medalje, kësaj radhe nga Grand Slami i Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në Abu Dhabi, pasi që në finale u mposht nga xhudistja jugkoreane, Mimi Huh, përcjell lajmi.net.

Pas këtij suksesi të xhudistes sonë ka reaguar edhe trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka, i cili tha se pas plot 15 muajve pauzë, Gjakova i është rikthyer garave fuqishëm.

“700 pikët e para të saj drejt Olimpiadës së 3 ku do marr pjesë! Pas plot 15 muaj pauzë e cila erdhi si rezultat i lëndimit pas Lojërave Olimpike në Tokio ajo u rikthye fuqishëm! Radhiti fitoret kundër koreanes, holandezes, në çerekfinale mposhti serben Perishiq e në gjysmëfinale gjeorgjianen Liparteliani!”, shkruante Kuka në “Facebook”.

“Në finale Nora ishte në nivel me kapje dhe kordinim por i munguan hymjet kundër koreanes Huh Mimi, erdhi në shprehje pauza 15 mujore nga garat sportive! Rezultat i shkelqyeshëm i Nores e neser e pasneser garojnë Laura Fazliu dhe Loriana Kuka!”, shkroi më tej Kuka.

Ekipi kosovar i xhudos nuk ka përfunduar garat në këtë Grand Slam të Abu Dabit, ku nesër do të ndeshet Laura Fazliu kurse të dielën do të përballet Loriana Kuka./Lajmi.net/