Kujtohen dëshmorët e rënë gjatë muajit korrik, OVL-UÇK: Sakrifica e tyre mbetet amanet për brezat

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë muajit korrik, duke e cilësuar këtë periudhë si një nga muajt më të rëndë të luftës çlirimtare. Përmes një postimi, OVL-UÇK ka nderuar veprën dhe sakrificën e dëshmorëve, duke theksuar se ata u bënë themel i lirisë së Kosovës,…

Lajme

21/07/2026 11:37

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë muajit korrik, duke e cilësuar këtë periudhë si një nga muajt më të rëndë të luftës çlirimtare.

Përmes një postimi, OVL-UÇK ka nderuar veprën dhe sakrificën e dëshmorëve, duke theksuar se ata u bënë themel i lirisë së Kosovës, raproton lajmi.net

“Muaji korrik mbetet një nga muajt më të përgjakshëm të luftës sonë çlirimtare. Dëshmorët e rënë gjatë muajit korrik në luftën tonë çlirimtare u bënë themeli i lirisë sonë, duke dëshmuar se atdheu mbrohet vetëm me guxim, përkushtim dhe flijim”, thuhet në postimin e OVL-UÇK-së.

Postimi i plotë:

Muaji korrik mbetet një nga muajt më të përgjakshëm të luftës sonë çlirimtare.
Dëshmorët e rënë gjatë muajit korrik në luftën tonë çlirimtare u bënë themeli i lirisë sonë, duke dëshmuar se atdheu mbrohet vetëm me guxim, përkushtim dhe flijim.
Me nderimin më të thellë, përulemi para veprës së tyre të pavdekshme dhe kujtojmë me krenari secilin prej tyre.
Faik Jashari, Kadri Kokollari, Muhamet Haxhaj, Skender Kastrati, Avni Avdimetaj, Bashkim Kabashi, Burim Hamza, Daut Pllana, Tahir Shala, Bashkim Mehmetaj, Enver Alaj, Haki Ahmetxhekaj, Lumni Surdulli, Naim Bajraktari, Nimon Bajraktari, Ramadan Fazliu, Rrustem Bruqi, Xhavit Qufaj, Agim Mazrekaj, Ahmet Pulatani, Arben Ukshini, Blerim Ukshini, Fekë Durmishi, Nezir Elezi, Sulejman Avdyli, Tahir Tahiri, Ymer Bytyqi, Fatmir Doçi, Halim Bardhoshi, Hysen Arifi, Kolë Mirdita, Albrim Fanaj, Feim Morina, Ylber Fanaj, Rexhë Morina, Selman Morina, Muhamet Haxhaj, Arton Qorraj, Muhamet Krasniqi, Rexhë Qorraj, Xhemajl Bytyqi, Enver Avdimetaj, Mujë Krasniqi, Vllaznim Jetishi, Miftar Bajraktaraj, Nazmi Ukësmajli, Adem Ademi, Avdyl Hasanaj, Bekim Toverlani, Fetah Krasniqi, Gani Paqarizi, Ramadan Fazliu, Shaban Gola, Adem Ademi, Agim Kelmendi, Avdullah Bugari, Bujar Buzhala, Gani Paçarizi, Naim Osmani, Niman Demaj, Tafil Zymberaj, Visar Thaçi, Afrim Krasniqi, Agim Qelaj, Arton Zogaj, Bekim Toverlani, Bujar Buzhala, Faik Rama, Gëzim Hamza, Hamdi Berisha, Ilmi Malushaj, Imer Osmanaj, Liman Gegaj, Mizair Isma, Nazmi Muzlijaj, Niman Demaj, Ramadan Morina, Remzi Ukshini, Sadik Shala, Shefqet Seferi, Alush Berisha, Arian Brahimi, Bekim Isma, Arian Brahimi, Bajram Veliu, Bekim Isma, Eshrefedin Kastrati, Mizahir Isma, Rexhep Bislimi, Afrim Krasniqi, Demë Shala, Hajdin Vrenezi, Hysen Komoni, Ramadan Morina, Adem Xhuka, Bakir Xhuka, Enver Kastrati, Gëzim Mullabazi, Sadik Ganijaj, Samir Nurkasa, Xhafer Nurkasa, Xhevat Kasapi, Adem Xhuka, Bakir Xhuka, Bashkim Kerolli, Dervish Aliqkaj, Fejsal Hoti, Alban Ahmeti, Ali Zogaj, Azem Hajrizi, Beqir Hajrizi, Faik Hajrizi, Feriz Selimi, Habib Berisha, Ruzhdi Gjyliqi, Ruzhdi Xhyliqi, Sabit Ahmeti, Vezir Ademaj, Ali Zogaj, Habib Berisha, Imer Alushani, Isuf Sadikaj, Rrahman Gashi, Ruzhdi Salihu, Fetah Krasniqi, Mehmet Zekaj, Nazmi Gashi, Ramadan Tahiri, Sylë Morina, Alush Berisha, Arif Gjoci, Avdullah Morina, Avdyl Jasiqi, Beamir Memaj, Flamur Perteshi, Hazir Kryeziu, Isuf Sadikaj, Mirsad Idrizaj, Muharrem Hoxha, Musë Ganiaj, Nazmi Gashi, Nexhat Fanaj, Ramiz Gashi, Rizah Salihaj, Shahin Krasniqi, Shefqet Hasanaj, Shkëlzen Gacaferi, Xhafer Gashi, Xhevdet Plava, Flamur Perteshi, Habib Suhagerlla dhe Shefqet Shala.
Sakrifica e tyre është amanet për brezat dhe dritë udhërrëfyese për të ardhmen.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit, nuk do të harrohen kurrë!/Lajmi.net/