“Kujtime m’ke lon”, vjen së shpejti nga Shpat Kasapi
Këngëtari Shpat Kasapi vazhdon të jetë i dashur nga publiku.

ShowBiz
Këngëtari tetovar përherë është pëlqyer për këngët e bukura që ka lansuar në stilin e tij të veçantë, shkruan lajmi.net.
Ani pse kënga “Axhami” nga Shpati është hiti që mbahet mend nga një masë e gjerë e publikut, vit pas vitit ai vazhdoi të sjellë akoma këngë të bukura.
Pavarësisht pandemisë këngëtari 36 vjeçar nuk është distancuar për asnjë moment nga projektet muziore.
Së fundmi Shpat Kasapi është pronucuar për lajmi.net ku ka thënë se ka gati projektin e ri me titull “Kujtime m’ke lon”, këngë me tematikë dashurie që i dedikohet një ndarje, e cila do të lansohet së shpejti.
Ndryshe, këngëtari para para dy javësh është bërë baba për herë të parë, duke pagëzuar djalin me emrin Roel./Lajmi.net/