Kujt i takon liqeni i Gazivodës dhe me paratë e kujt u ndërtua ai (Video)
Serbia po pretendon se një pjesë e liqenit të Gazivodës i takon asaj, pasi sipas kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, ata investuan në ndërtimin e tij në kohën e ish Jugosllavisë.

Lajme
“Nuk mund të pranojmë që të japim 100% Gazivodën dhe për këtë nuk mund të më bind asnjë njeri i gjallë në këtë botë”, thotë Vuçiq.
Por për ish liderin kosovar të asaj kohe, Azem Vllasi, ky version është krejt i pavërtetë. Ai thotë se Gazivoda u bë me paratë e Kosovës, si pjesë e federatës jugosllave.
“Investimi ka qenë i Kosovës, dhe Serbia aty nuk ka çfarë të kërkojë”.
Sipas tij Kosova duhet të ketë vija të kuqe sa i përket këtij liqeni. /KlanKosova/
