Kujdestarja e këndit të lojërave e fyen fëmijën me mbipeshë

Nëntëvjeçari me mbipeshë vazhdon ta përmendë ende ofendimin që ia ka bërë kujdestarja e këndit të lojërave në njërën nga qendrat tregtare në Prishtinë, duke e quajtur atë “të trashë”.

Lajme

14/01/2015 08:47

Kurse nëna e tij nga Prishtina, E.S., bën thirrje që rastet e tilla të publikohen dhe që shoqëria të vetëdijesohet për respektim të të drejtave të fëmijëve dhe ndalim të ofendimit të tyre, pavarësisht asaj se si janë dhe si duken, shkruan sot Koha Ditore.

“Ofendimi që ajo i ka bërë djalit tim ka qenë shkelje e të drejtave të fëmijëve, ajo ka mundur të më ndante në një qoshe dhe të më thoshte se fëmija për shkak të mbipeshës nuk mund të hynte, e jo para prindërve dhe fëmijëve të tjerë të ma ofendonte fëmijën”, ka thënë ajo.

Sipas saj, kujdestarja e ka quajtur djalin e saj “të trashë”, në praninë e të gjithë prindërve dhe fëmijëve që kanë qenë aty. Ajo ka thënë se djali e ka ndier veten shumë keq, shkruan Koha Ditore.