Kujdes vajza! Këto 5 fjali mund t’i japin fund lidhjes tuaj!

Ekspertët mundohen të na paralajmërojnë për gjëra që kanë rëndësi për ne.

Lifestyle

27/03/2018 12:01

Nëse një femër i thotë këto gjëra një mashkulli që pëlqen, me shumë siguri ai do zhduket dhe do e humbasë. Sa jeni në kohë, mundoheni të shmangni pikërisht këto gjëra.

Nëse do më doje, nuk do e bëje këtë

Ndjenja e fajit  nuk nxit intimitetin dhe bashkëpunimin.

Në vend të kësaj, provoni t’i thoni : “Do të thotë shumë për mua nëse nuk do e bëje këtë gjë”.

Ti gjithmonë, ti kurrë

Gjithmonë dhe kurrë janë fjalë që nxisin  mosmarrëveshjet e çifteve. Provoni të shpreheni në këtë mënyrë: “Ndihem e lënduar, trishtuar, mërzitur,  frustruar,  frikësuar kur …”.

Unë nuk jam problemi, je ti

Një deklaratë e tillë ka mundësi që partneri të ndihet në faj. Në vend të kësaj, provoni: “Të dy ne ndoshta po kontribojmë në këtë situatë. A mund të flasim për mënyrën se si ta bëjmë më mirë?”

Mos u bëj kaq i ndjeshëm dhe dramatik

Etiketimi është fyes. Në vend të kësaj, provoni: ” A mund të më ndihmosh  të kuptoj më mirë ndjenjat  e tua ?”

Duhet të marrësh përgjegjësitë e tua

Përgjegjësia nuk mund të jepet, ajo mund të merret. Nëse e thoni këtë gjë, do e shkatërroni lidhjen tuaj.

Në vend të kësaj, provoni: “A mund t’i qartësojmë rolet tona? Si e shikon përgjegjësinë tënde  dhe përgjegjësinë time në këtë situatë?”. /intv.al/