Kujdes, nëse bojleri juaj lëshon këtë tingull ndaleni menjëherë

A e shkyçni bojlerin para se të hyni në vaskë? Ja kur përbrën rrezik.

Lifestyle

27/05/2020 17:42

Në rast të ngrohjes së pakontrolluar të ujit, të cilën mund ta identifikoni sipas tingëllimës dhe vlimit të ujit që lëshohet nga bojleri, e para gjë çfarë duhet të bëni është që të ndërprisni energjinë elektrike, aq më parë nëse në termometër shihni temperaturën e lartë, transmeton lajmi.net.

Energjinë elektrike mund ta shkyçni edhe nëpërmjet ndërprerësit i cili furnizon bojlerin.

Në rast se nuk ka ndërprerës të tillë, shkyçni siguresën në të cilën është i lidhur bojleri.

Nëse bojleri është krejtësisht në rregull (nuk ka tela të zhveshur të cilët varen jashtë, nuk pikon ujë i cili lag ndonjërin tel etj.) dhe nëse tokëzimi është realizuar si duhet, atëherë është krejtësisht e sigurt ta lini bojlerin të lidhur në rrymë.

Rryma mund t’ju godasë nëse gjatë dushit është i aktivizuar bojleri i cili ka tokëzim të gabuar. /Lajmi.net/