Kujdes! Mos i lejoni fëmijët të dalin në diell

Vetëm 5 djegie nga dielli tek fëmijët rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri i lëkurës për 80 për qind.

Lifestyle

21/07/2016 05:45

Duhet të jeni mjaft të kujdesshëm me fëmijët në këtë drejtim, për shkak se një pakujdesi e vogël tani mund të kushtojë shumë në fazat e mëvonshme të zhvillimit të jetës së fëmijës, transmeton lajmi.net

Këto gjetje janë bërë nga gazeta e kërkimeve për kancerin në SHBA.

“Për prindërit është e rëndësishme të kujdesen për fëmijët e tyre që t’i shmangin nga rrezet e diellit në këto temperatura të nxehta, për shkak se dielli është shkaktari kyq i kancerit të lëkurës”, treguan studiuesit.

Aplikimi i kremave kundër diellit, veshja me rroba të gjata që mbulojnë pjesët e trupit, kapela, syzet dhe qëndrimi nën hije për aq sa është e mundur janë gjërat që mjekët rekomandojnë./lajmi.net