KUJDES! Ky ushqim rritë rrezikun e kancerit pankreatik

Njerëzit të cilët konsumojnë mishin e kuq të papërpunuar, proshutë apo suxhuk janë më të ekspozuar për tu prekur nga kanceri i pankreasit, kanë treguar studimet e fundit.

Lifestyle

08/04/2016 02:58

Ky lloj kanceri është ndër më të rrezikshmit ngase nuk i bëhen ekzaminimet në faza të hershme.

Rreth 74% e pacientëve nuk munden të jetojnë as një vit me këtë lloj kanceri pasi të jenë diagnostifikuar, ndërsa vetëm 5% jetojnë më gjatë se 5 vjet.

Një studim i ri që u publikua në “BMC Medicine” thotë se shancet për t’u prekur nga ky lloj kanceri janë më të mëdha tek njerëzit që konsumojnë mishin e kuq të papërpunuar, proshutë, suxhuk apo produkte të tjera të këtij lloji.

Hulumtuesit konstatuan se nitratet që gjinden në mishin e kuq shpien edhe deri tek sëmundjet kardiovaskulare gjithashtu.

Këshillat e studiuesve janë që të ulni përdorimin e këtyre produkteve deri në maksimum./shendeti