Kujdes, ky ushqim paraqet rrezik të lartë nëse i ushqeni fëmijët me të
Konsumi i orizit paraqet rrezik të lartë për fëmijët për shkak se rritë përqëndrimin e arsenit në urinë.
Lifestyle
Sipas një studimi të fundit fëmijët që konsumojnë oriz kanë përqëndrim më të lartë të arsenit në urinë dhe kjo shkakton parregullsi në shëndetin e tyre, përcjell lajmi.net
Hulumtimet e bëra kanë gjetur se përqëndrimi i arsenit në urinë ishte 2 herë më i madh tek fëmijët që janë ushqyer me oriz sesa tek ata që nuk janë ushqyer.
“Rezultatet tona kanë treguar se konsumi i orizit tek fëmijët e rritë përqëndrimin e arsenit në urinë, gjë që paraqet rrezik të lartë për fëmijët duke marrur parasysh fazën e tyre delikate të zhvillimit”, është shprehur hulumtuesi kryesor Margaret Karakas.
Për më tepër edhe lëngu i mollës është produkt që e rritë përqëndrimin e arsenit në urinë.
Hulumtimi është bërë tek 759 foshnje të lindura ndërmjet viteve 2011-2014 dhe rezultatet kanë treguar se konsumi i orizit tek foshnjet shkakton çrregullime me rrezik të lartë.
Andaj orizi dhe produktet e orizit duhet të mbahen sa më larg nga ushqimet e fëmijëve për t’a ruajtur shëndetin e tyre./lajmi.net