KUJDES: Këto 8 produkte, kurrsesi nuk duhet t’i bleni të përdorura |FOTO|

'Bleni Produkte të Përdorura' me siguri një këshillë që pothuajse çdo ditë e dëgjoni, lexoni, apo edhe e merrni nga miqtë dhe familja juaj, e gjitha kjo me arsyetimin e kursimit të parave, dhe në të vërtetë nuk është një këshillë e keqe - në shumicën e rasteve, por kur do të duhet ta injorojmë këtë këshillë?  /lajmi.net

Lajme

06/08/2015 12:08

Këto janë tetë produktet kur këshilla ‘blej të përdorura’ do të duhet të shmangej me çdo kusht, a arsyet janë të shumta dhe të ndryshme për secilin nga këto produkte. /lajmi.net

1. Helmeta e biçkletës/motoçikletës
Helmetat janë të dizajnuara që t’ju mbrojnë nga ndonjë aksident i mundshëm, edhe në rastet kur shihni një të përdorur e cila duket e mabjtur mirë nuk do të thotë që ajo krejtësisht është e tillë, pasiqë mund të jetë e dëmtuar por me ndonjë ndërhyrje të vogël është riparuar. E ju me siguri se nuk do t’a rrezikonit jetën tuaj në një të tillë, dhe e gjithë kjo në arsyetimin e kostos më të lirë.

 

2. Dyshek shtrati
Vetëm t’a mendoni një gjë të tillë, me siguri se do t’ju duket e pakëndshme. E kur i shtojmë edhe faktet se dyshekët janë të mbushura me bakterje, lëkurë të vdekur, lëngje të trupit, dhe insekte, me siguri se do t’a ndërroni mendjen menjëherë. Veç tjerave, insektete e dyshekëve mund të kontaminojnë të gjithë shtëpinë tuaj, dhe kostoja e pastrimit do t’a tejkalojë dallimin në çmimin e një dysheku të ri dhe atij të përdorur.

 

3. Gomat e veturës
Gomat e përdorura shiten dhe vendosen në vetura rregullisht, gjë e cila është shumë shqetësuese. Sikurse helmetat edhe gomat kanë ndikim direkt në sigurinë sa herë që futeni në veturë. Problemi më i madh me gomat e përdorura është se nuk ka asnjë mënyrë që t’a dini se si janë përdorur ato në të kaluarën.

 

 

4. Thithëset elektrike
Kjo është shumë e thjeshtë, arsyeja e vetme pse të gjithë ne i hedhim thithëset
elektrike është sepse ato nuk punojnë si duhet. E pse atëherë do të ishte e arsyeshme që t’a bleni një thithëse elektrike të përdorur?!

 

5. Softuer kompjuteri
Pothuajse të gjitha programet softuerike për kompjuter vijnë me një kod të instalimit gjë që e mbron atë të mos instalohet në disa kompjuterë. Nëse ky kod është përdorur, faktikisht ju jeni duke blerë ‘peshë letre’.

 

6. Këpucë
Nuk ka asgjë të keqe nëse bleni rroba të përdorura, por duhet t’i leni anash këpucët e përdorura. Me kalim të kohës këpucët i përshtaten formës së këmbës të një personi, që do të thotë se këpucët e përdorura kurrë nuk do t’ju përshtaten si duhet. E kjo vlen veçanërisht për këpucët e vrapimit.

 

7. Enët e gatimit
Pjatat dhe tiganat mund të blihen të përdorura nëse ato duken të mirëmbajtura, por nëse vëreni ndonjë shenjë ngjyrosjeje apo riparimi, mos e bleni. Do të jetë e pamundur të dini se çfarë lloj kemikatesh mund të jenë mbetur në ato gërvishtje, kështuqë më mirë ikni pa të.

 

8. Laptopët
Me siguri se ju shumë herë mendoni “Nuk më intereson nëse një laptop është i vjetër, përderisa mund t’a kontrolloj e-mailin dhe mund të shkruaj në Microsoft Word”. Nëse vërtetë e mendoni kështu, duhet t’i konsideroni disa disa arsye para se të bleni një të tillë.
– Ju nuk e dini se çfarë virusesh mund të gjenden në atë laptop
– Një laptop i përdorur nuk ka grancion të prodhuesit
– Nga kostoja, të rinjtë janë më të përballueshëm se që mendoni