Kujdes: Instituti thotë se Kosova është në zonën e kuqe për temperatura të larta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka theksuar me anë të një njoftim, se Kosova është në zonën e kuqe për temperaturat e larta. Ata kanë theksuar se mund të ketë probleme në furnizim me ujë, e zjarre nëpër pyje. Si rezultat, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa masa. “Kushtet e motit jashtëzakonisht të rrezikshme, veçanërisht nëse…

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka theksuar me anë të një njoftim, se Kosova është në zonën e kuqe për temperaturat e larta.
Ata kanë theksuar se mund të ketë probleme në furnizim me ujë, e zjarre nëpër pyje.
Si rezultat, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa masa.
“Kushtet e motit jashtëzakonisht të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjatë disa ditë rresht. Jetët e rrezikuara të njerëzve (veçanërisht për të sëmurët kronikë, personat nën terapi dhe kontroll mjekësor) dhe kafshëve. Probleme në furnizim me ujë, energji elektrike, vështirësi në trafik. Kushte moti jashtëzakonisht të favorshme për zjarre në pyje dhe të tjera” , thuhet në njoftim.
IHMK-ja ka thënë se sa i përket motit, Kosova gjendet në zonën e kuqe, e cila llogaritet me rrezik ekstrem.