Kujdes i veçantë fuqizimit të grave ndërmarrëse

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami është takuar sot me Afёrdita Saraҫini-Kelmendi, kryetaren e bordit tё Dhomës Ekonomike tё Grave tё Kosovës (G7) me bashkёpunёtore.

Lajme

04/03/2015 18:35

Ministrja Bajrami i informoi pёrfaqёsueset e G7 me prioritetet dhe objektivat strategjike tё MTI-së, duke thënë se në epiqendër të angazhimeve të Ministrisë do të jetë përkrahja pёr zhvillimin e sektorit privat, ku njё kujdes i veçantë do t’i kushtohet fuqizimit tё rolit tё grave ndёrmarrëse përmes projekteve konkrete.

Ministrja Bajrami theksoi qё zhvillimi ekonomik i Kosovës mund tё gjenerohet vetëm duke fuqizuar iniciativën private, konkurrencën dhe tregun e hapur.

Ajo u zotua se do tё vazhdojë me reformat e filluara për përmirësim të mëtutjeshëm të ambientit të biznesit dhe mbështetjen e ndërmarrjeve tё vogla e të mesme, duke përmirësuar kornizën institucionale dhe eliminuar barrierat e tё bёrit biznes.

Drejtueset e G7 shprehën gatishmёrinё e Dhomës Ekonomike tё Grave qё tё bashkёpunojnё ngushtё me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë nё projektet qё kanë pёr qëllim përkrahjen e biznesit privat dhe fuqizimin ekonomik tё gruas nё Kosovë.