Kufizime në autoudhë nesër, ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në këtë orar

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave në autoudhë. Sipas njoftimit, masa vjen si pasojë e temperaturave të larta të parashikuara për ditën e nesërme, të cilat pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius, transmeton lajmi.net Kufizimi do…

Lajme

20/08/2026 23:45

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave në autoudhë.

Sipas njoftimit, masa vjen si pasojë e temperaturave të larta të parashikuara për ditën e nesërme, të cilat pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius, transmeton lajmi.net

Kufizimi do të zbatohet për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë dhe do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30.

Ministria ka sqaruar se kjo masë vlen vetëm për autoudhët, ndërsa në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente si dhe automjetet e institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve të automjeteve të transportit që ta respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar./lajmi.net/