Kufiri me Malin e Zi, vështirë i ratifikueshëm (Video)

Qveria e Kosovës do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë që t’i bëjë votat për ratifikim të marrëveshjes së arritur para një muaji për shënjimin e vijës kufitare me shtetin malazez.

Lajme

06/10/2015 22:13

Përveç deputetëve opozitar të cilët në tërësi pritet të kundërshtojnë këtë marrëveshje, votë kundër pritet të ketë edhe nga deputetët e koalicionit qeverisës të cilët vijnë nga rajoni i Dukagjinit.

Tribuna Channel ka kontaktuar më shumicën e deputetëve të cilët vijnë nga ky rajon dhe shumica prej tyre kanë deklaruar se ende nuk kanë ndonjë vendim të prerë për këtë çështje. E deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi thotë se këtë çështje e ka ngritur qysh në vitin 2011 në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, çdo reagim i sotëm është i vonuar i secilës palë dhe vota e tij padyshim se do të jetë kundër.

YouTube player