Kufijtë, Avni Klinaku: 17 shkurti nuk do të zhbëhet

Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka komentuar idenë e ndryshimit të kufijve.

Lajme

29/11/2018 19:40

“Kryeministri [Ramush Haradinaj] dhe eksponentë të tjera shpesh deklarohen me një jokorrektësi të madh gjoja këto ide rrjedhin nga Rusia, të jemi të korrektë, çështja është hapur në Ëashington.

“Erdh Matthew Palmer [Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan] këtu dhe u tha se Pavarësia është çështje e kryes, nuk diskutohet, do të diskutohet kufijtë dhe çështje të tjera por jo Pavarësia”.

“17 shkurti është dita e shpalljes së Pavarësisë dhe nuk do të zhbëhet”.

“Çështja e Pavarësisë është çështje e kryer, mos e spekuloni dhe mos e frikësoni këtë opinion”.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Edhe kjo pjesë gjithmonë përpiqet të frikësojë pjesën tjetër që nuk është për shkëmbim të territoreve”.

“Nuk duhet t’i vendosim para kësaj alternative që njerëzit ta pranojnë atë që nuk duan duke i frikësuar me Asociacionin me kompetenca ekzekutive”.

“E vërteta është që në këto 10 vjet bisedime me Serbinë u kemi bërë vazhdimisht koncesione, në dëm të shtetësisë dhe funksionalitetit të Kosovës dhe ata nuk janë pajtuar me Kosovën dhe Pavarësinë”.

“Sa i përket Asociacionit, ne kemi ligj që e kemi bërë në vitin 2013– duhet zbatuar nëse nuk kemi zgjidhje të tjera”.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka deklaruar se marrëveshja e Isa Mustafës në vitin 2015 nuk ka asnjë efekt juridik, ajo është politike”.

“Pavarësisht a do të ketë Asociacioni kompetenca ekzekutive ose jo, kur kombinohet me fondin për veriun, vendet e garantuara dhe të drejtën e votimit të dyfishtë, Kushtetutën me 2/3 dhe ligjet bazike me ½ bëhet shumë e rrezikshme për Kosovën”.